Xheneta me mesazh thumbues në Instagram: Kujt ia drejtoi “Oscarin” për rolin e viktimës?
Finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, po e mban ndezur vëmendjen e publikut edhe pas përfundimit të spektaklit. Shumë aktive në rrjete sociale, modelja nga Prizreni ka publikuar së fundmi disa imazhe në Instagram, të shoqëruara me një mbishkrim që nuk ka kaluar pa u vënë re.
“Disa vajza e luajnë aq mirë rolin e viktimës, sa meritojnë çmimin Oscar,” ka shkruar ajo, duke ndezur menjëherë spekulime rreth kujt mund t’i jetë drejtuar ky mesazh.
Edhe pse nuk ka përmendur emra, ndjekësit e saj kanë lidhur postimin me tensionet e fundit që ajo ka pasur me prezantuesen Sara Gjoka – të cilën Xheneta e akuzoi publikisht se i kishte shkruar ish-partnerit të saj gjatë kohës që ishin ende bashkë.