Sat, May 31, 2025

Bajrami sërish në Itali? Sassuolo tenton rikthimin e bujshëm të mesfushorit kuqezi në Serie A

  • PublishedMay 29, 2025

Bajrami sërish në Itali? Sassuolo tenton rikthimin e bujshëm të mesfushorit kuqezi në Serie A

Sezoni që sapo u mbyll nuk ishte nga më pozitivët për mesfushorin e kombëtares tonë, Nedim Bajrami që me Rangers në Skoci, arriti të shënojë vetëm 2 herë si dhe të dhurojë 5 asist. Edhe pse Bajrami është ende nën kontratë me gjigandët skocezë, e ardhmja e tij mbetet ende në pikëpyetje, kjo pasi sikundër bënë me dije e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”, ish skuadra e tij Sassuolo e rikthyer këtë sezon në elitën e futbollit italian është e interesuar për Bajramin.

Thuhet se klubi Italian ka përgatitur edhe ofertën drejtuar Ranger, rreth 2.1 mln euro për të riblerë kartonin e tij, një vlerë kjo që vështirë se do të pranohet nga klubi skocez, që shpenzuan gushtin e 2024, rreth 3.5 mln euro për ta shkëputur nga klubi Emilian. Kujtojmë që Nedim Bajrami ka luajtur për Sassuolon për 3 sezone, përpara se të transferohej në Skoci tek Rangers.


AlbaniaWeb.net