Sat, May 31, 2025

Chelsea bën “poker” dhe hyn në histori, “Blutë” triumfojnë në Conference League, Maresca: E prisnim gjithë sezonin këtë moment

  • PublishedMay 29, 2025

Chelsea bën “poker” dhe hyn në histori, “Blutë” triumfojnë në Conference League, Maresca: E prisnim gjithë sezonin këtë moment

Chelsea është fitues i edicionit të 4 të Conference League. Ekipi i Enzo Marescës sikundër pritej, fitoi thellë finalen ndaj Betis me rezultatin 4-1.

Në finalen e zhvilluar në Wroclaw, skuadra angleze e drejtuar nga Enzo Maresca fitoi 4-1 ndaj Real Betis, duke siguruar trofeun e parë evropian për trajnerin italian dhe rikthimin e Chelseat në skenën ndërkombëtare, duke bërë që blutë e Londrës të hyjnë në histori si skuadra e vetme në continent që ka arritur të fitojë të gjitha trofetë evropianë, Champions në 2012 dhe 2021, Europa League në 2013 dhe  2019 si dhe tashmë edhe Ligën e Konferencës.

Ndeshja nisi vrullshëm për spanjollët, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 9-të me një gol të bukur nga Abde Ezzalzouli pas një asistimi nga Isco.

Megjithatë në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi. Chelsea përmirësoi lojën, duke marrë kontrollin e plotë të ndeshjes.

Barazimi erdhi në minutën e 66-të me një gol me kokë nga Enzo Fernandez pas një krosimi të bukur nga Palmer. Vetëm katër minuta më vonë, ishte sërish Palmer që gatoi edhe golin e dytë, teksa këtë herë asistoi, për Nicolas Jackson, i cili realizoi për 2-1.

Betisi tentoi të reagonte, por ishte i pafuqishëm. Në minutën e 82-të, Jadon Sancho shuajti përfundimisht shpresat me golin e tretë me një goditje të bukur diagonal, ndërsa në minutën e 91-të, Caicedo finalizoi një kundërsulm për të kompeltuar pokerin në fitoren 4-1 të Lonidnezëve.

Maresca shpallet hero, pasi menaxhoi me zgjuarsi një sezon të gjatë dhe të vështirë për “Blutë” e Londrës.Italiani nuk e fshehu lumturinë për kurorëzimin e një sezoni me shumë ulje ngritje të skuadrës së tij:

“Jam i lumtur që e mbyllëm sezonin në mënyrën më të mirë, duke sjellë në Londër këtë trofe. Në pjesën e parë e nisëm ndeshjen në mënyrën e gabuar. E prisja disi, sepse vinim nga një ndeshje shumë impenjative ndaj Nottingam Forrest në Premier League, ndërsa kundërshtari ynë nuk kishte objektiva në javën e fundit në Spanjë. Jemi të lumtur, por edhe shumë të lodhur. Në pjesën e dytë treguam forcën tonë dhe ditëm të reagonim mjaft mirë. Kishim gjithë sezonin që mendonim për këtë trofe, ndaj jam i kënaqur që ia dolëm”.


AlbaniaWeb.net