Chelsea mendon për merkaton, gati transferimi i sulmuesit
Chelsea mendon për merkaton. Blutë thuhet se janë afër marrëveshjes për sulmuesin e Ipswich Town, Liam Delap, i cili ka një klauzolë lirimi prej 30 milionë funte, sipas Sky Sports News.
Delap ka fituar përvojë në Premier League dhe ka zgjedhur Chelsean si destinacionin e tij të radhës, pavarësisht interesimit nga klube si Manchester United dhe Newcastle.
Chelsea po kërkon të forcojë skuadrën para Botërorit të klubeve dhe e sheh Delap si lojtarin ideal. 22-vjeçari ka realizuar 12 gola.