Sat, May 31, 2025

FOTO/ Para plus Asllanin, Inter “shtyn” mesfushorin drejt Lazio-s, kanë gjetur pasuesin e Calhanoglu

  • PublishedMay 29, 2025

FOTO/ Para plus Asllanin, Inter “shtyn” mesfushorin drejt Lazio-s, kanë gjetur pasuesin e Calhanoglu

Në Itali, emri i Asllanit vijon të bëjë shumë “zhurmë”, kjo për vetë faktin se mediat e shohin mesfushori kuqezi gjithnjë e më larg Inter, më saktë e bëjnë të sigurt largimin e tij, edhe pse ka një kontratë të vlefshme deri në 2028. Ky ishte një sezon ndryshe për Asllanin, kishte më shumë minuta në dispozicion, por paraqitjet e tij nuk kanë bindur stafin zikaltër, me këta të fundit që po shohin në treg për të tjerë opsione, për të gjetur një zëvendës për Calhanoglu. Është e qartë që turku nuk preket, edhe pse edhe ky i fundit nuk ka qenë në nivelin që pritej. Calhanoglu mund të shitet vetëm nëse vjen një ofertë shumë e kënaqshme ekonomike.

Asi
Asi

Ausilio dhe pjesa tjetër e stafit, po shohin për të gjetur një zëvendës të denjë për Calhanoglu. Asllani e ka mbuluar shpesh këtë sezon, por jo gjithnjë paraqitje e tij ka lënë një shije të mirë. Sipas DAZN, Inter ka gjetur një profil që i përshtatet shumë kërkesave të tyre, bëhet fjalë për mesfushorin e Lazio-s, Nicolo Rovella. Nga korriku i këtij viti, Rovella do të jetë lojtar i Lazio-s me kohë të plotë, pasi Lottito ka paguar 17 milionë euro për të blerë përfundimisht kartonin e tij nga Juventus.

Asi2
Asi2

Lazio pritet ti ofrojë mesfushorit një kontratë të re deri në 2030, por në të njëjtën kohë janë të hapur edhe për oferta të ndryshme. Lottito e vlerëson kartonin e tij tani me 40 milionë euro, shifër që Inter nuk mund dhe nuk dëshiron ta paguajë, por janë të gatshëm të përfshijnë në negociata kartonin e Allsnit, të cilin për momentin e vlerësojnë me 15 milionë euro, një më shumë se sa e blenë 3 vite më parë nga Empoli.

Te Lazio, Asllani do të gjente edhe mikun e tij në Kombëtare, Hysajn, gjithnjë nëse ky i fundit nuk largohet këtë verë.

()


AlbaniaWeb.net