Fri, May 30, 2025

Humbja në finalen e Conference League, Isco: Meritonim më shumë

  • PublishedMay 29, 2025

Humbja në finalen e Conference League, Isco: Meritonim më shumë

Mesfushori i Betis, Isco u shfaq i zhgënjyer pas humbjes 4-1 në finalen e Conference League ndaj Chelsea.

“Dhimbja është e madhe për shkak të rezultatit të ndeshjes. Futbolli është i pamëshirshëm. Kishim një pjesë të parë shumë të mirë, ku ata mezi krijuan ndonjë rast, por në pjesën e dytë na përmbysën plotësisht. Nuk ditëm ta menaxhonim avantazhin. Ata kishin shumë opsione dhe ia dolën ta kthenin ndeshjen.

Isco ka një mesazh të veçantë për tifozët. “Faleminderit. Na vjen shumë keq që nuk arritëm t’ju dhurojmë këtë trofe. Ajo që na jepni ju, na jep forcë të provojmë sërish vitin e ardhshëm. Ua kemi një borxh dhe do të bëjmë gjithçka për ta kthyer”,- tha ai.


AlbaniaWeb.net