Mjafton një foto e postuar për të trazuar rrjetin, Orges Shehi rikthehet te Tirana?
Orges Shehi është aktualisht trajner i Ballkanit. Tekniku durrsak ka shfaqur së fundmi një postim në storie të Instagramit, kur ishte pjesë e Tiranës.
Kështu Shehi ka trazuar rrjetin me veprimin e fundit. Në krye të bardhebluve qëndron Bledi Shkëmbi, që mbylli sezonin duke siguruar mbijetesën.

Tirana ka nisur revolucionin për sezonin e ri. Zyrtarizimi i fundit ishte largimi i Agim Ibraimit nga detyra e drejtorit sportiv. Pasuesi i tij pritet të jetë Tefik Osmani.
Shehi ishte pjesë e Tiranës për 120 ndeshje nga janari i vitit 2021 deri në tetorin e vitit 2023. Gjatë kësaj kohe fitoi titullin dhe Superkupën duke qenë ndër trajnerët më të suksesshëm të bardhebluve në vitet e fundit.
()