Fri, May 30, 2025

VIDEO/ Kumbulla i jep lamtumirën Espanyol: Sezoni plot me momente të pabesueshme! Mbrojtësi shqiptar kthehet te Roma

  • PublishedMay 29, 2025

VIDEO/ Kumbulla i jep lamtumirën Espanyol: Sezoni plot me momente të pabesueshme! Mbrojtësi shqiptar kthehet te Roma

Sezoni mbaron, lamtumirat fillojnë. Pas një sezoni huazimi si protagonist me fanellën e Espanyol, Marash Kumbulla është gati të kthehet në Romë.

Qendërmbrojtësi shqiptar i tha lamtumirë klubit spanjoll në rrjetet e tij sociale, me një video: “Çfarë sezoni i bukur plot me momente të pabesueshme! Dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe dashurinë e vazhdueshme. Krenar për gjithçka që kam përjetuar me këtë grup.”

Tashmë mbrojtësi po bëhet gati për një sfidë tepër të rëndësishme, një nga më ikonike për tifozët shqiptarë, atë kundër Serbisë. Vetëm pas kësaj sfide Kumbulla do të rikthehet në Romë për të parë se çfarë do të bëhet me të, nëse do të qëndrojë, huazohet sërish apo ndoshta do të shitet.


AlbaniaWeb.net