Gëzim në familjen Berisha: Mërgim dhe Edona bëhen prindër për herë të parë
Momente të veçanta gëzimi për futbollistin e njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshorten e tij, Edona. Çifti është bekuar me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë, një vajzë.
Lajmin e ëmbël e kanë ndarë vetë përmes një postimi në Instagram, duke publikuar një foto të vogëlushes së sapolindur me përshkrimin:
“Mirë se erdhe në botë, princesha jonë e vogël. Baby A.”
Pas publikimit të lajmit, rrjeti është mbushur me urime të përzemërta nga miq, kolegë dhe ndjekës të çiftit, të cilët kanë shprehur dashurinë dhe emocionin për këtë kapitull të ri në jetën e tyre.