Sat, May 31, 2025

NBA/ New York mban shpresat gjallë, Nicks mposhtin Indianën në finalen e 5-të

  • PublishedMay 30, 2025

NBA/ New York mban shpresat gjallë, Nicks mposhtin Indianën në finalen e 5-të

New York Nicks mbajnë gjallë shpresat për finalen e madhe në NBA teksa në finalen e 5 të zhvilluar në New York të enjten, Nicks triumfuan përballë Indianës, duke e ngushtuar serine në 3-2.

Skuadra e New York fitoi  111-94 ndaj Indiana në fushën e saj, duke rihapur garën për titull në Konferencën e Lindjes. Tashmë skuadra e Indiana udhëheq 3-2 serinë finale.

Një ndeshje në përgjithësi e komanduar nga ekipi nju-jorkez, që pati epërsi në fushë. Jalen Brunson me 32 pikë ishte më i miri në fushë për vendasit, mbështetur edhe nga Karl-Anthony Towns me 24 pikë. Tek Indiana mungoi lojtari-lider, teksa shënuesi më i mirë ishte Mathurin me 23 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli. Ndeshja e 6 finale do të luhet në fushën e Indiana.

Një sfidë që mund të rezultojë të jetë deçizive, pasi Indiana përballë publikut të saj do të kërkojë të mbyll përfundimisht llogaritë, ndërsa New York do të kërkojë fitoren në Indianapolis, në mënyrë që të ketë avantazhin e ndeshjes finale, në shtëpi.


AlbaniaWeb.net