Sat, May 31, 2025

Një motër e re në familjen Hadid: Gigi dhe Bella ndajnë lajmin e papritur

  • PublishedMay 30, 2025

Një motër e re në familjen Hadid: Gigi dhe Bella ndajnë lajmin e papritur

Supermodelet Gigi dhe Bella Hadid kanë zbuluar se kanë një motër nga babai, 23-vjeçaren Aydan Nix. Në një deklaratë për Daily Mail, ato treguan se Aydan është vajza e Mohamed Hadid dhe Terri Hatfield Dull, e lindur pas një romance të shkurtër të Mohamedit, pas divorcit të tij me Yolanda Hadid në vitin 2001.

E rritur në Florida, Aydan mësoi për lidhjen e saj biologjike me familjen Hadid vetëm pas një testi gjenetik që bëri pas vdekjes së njeriut që e kishte njohur si baba. “Që nga momenti që u njohëm në fund të 2023-shit, e kemi përqafuar me dashuri dhe kemi kaluar kohë së bashku si familje,” u shprehën motrat Hadid.

Në përfundim, ato kërkuan respekt për privatësinë e motrës së tyre së sapozbuluar, që tani jeton në Nju Jork.