Oferta dhe miliona, Daku mes rinovimit dhe largimit
15 gola të shënuar dhe 8 assiste në 29 ndeshje. Këto janë shifrat e Mirlind Dakut në sezonin e tij të dytë në radhët e Rubin Kazan, shifra që kanë rritur ndjeshëm vlerën e tij të kartonit, tashmë “bomberi” kuqezi vlerësohet nga “Transfermarkt” me 7 milionë euro. Në radhët e ekipit rus po punojnë këtë periudhë për të blinduar sulmuesin shqiptar. Daku është ende në kontratë edhe për një tjetër vit, por Rubin Kazan nuk dëshiron të rrezikojë në këtë pikë, të nisin një sezon të ri ku lojtari i tyre kryesor futet në vitin që i përfundon kontrata.
Drejtuesit e ekipit rus i kanë ofruar rinovimin e kontratës, ku parashikohet një përmirësim i ndjeshëm i pagës. Aktualisht, Daku përfiton 700 mijë euro, ndërsa në kontratën e re parashikohet një rritje deri në 1,6 milionë euro, por përfaqësuesit e lojtarit kërkojnë minimalisht 2,2 milionë euro. Mes kërkesës së ofertës ka një vendek jo të vogël, duke bërë që në Rusi, mediat të flasin për një largim të mundshëm të Dakut, kjo pasi ofertat për të nuk mungojnë, brenda dhe jashtë Rusisë.
Në janar, në dyert e Rubin Kazan erdhi në ofertë prej 7,5 milionë euro për Dakun, për drejtuesit e klubit e refuzuan pasi e vlerësojnë kartonin e sulmuesit kuqezi me 10 milionë euro. Kujtojmë që Rubin Kazan bleu kartonin e tij nga Osijek për vetëm 1,2 milionë euro.
()