Operacion blic i Igli Tare, Allegri bëhet “djall”, zbulohen të gjithë detajet
Igli Tare vë në jetë kryeveprën e tij të parë. Në një kohë rekord, Tare lë pa fjalë ambientin kuqezi, ku brenda 48 orëve nga ulja e tij në stolin e “djallit”, arrin të gjejë trajnerin e ri të Milan, nuk bëhet fjalë thjesht për një emër, por një nga trajnerët më të mirë në Serie A:
“Massimilano Allegri është trajneri i ri i Milan”.
Tare, Allegri, Furlani dhe pjesa tjetër e stafit kuqezi, zhvilluan një mbledhje të gjatë ndërmjet tyre, duke gjetur një akord total për këtë rikthim të tij në Milano pas vitit 2014, ku e mbylli me shkarkim një cikël 4 vjeçare. Me të në stol, Milan fitoi një titull në Serie A dhe një Superkupë. Allegri firmosi një kontratë 3 vjeçare nga ku do të përfitojë 5 milionë euro në sezon, plus bonuse.
Me rikthimin e tij në Milano ndryshon totalisht edhe situata e Rafa Leaos. Sulmuesi portugez po reflektonte në lidhje me të ardhmen e tij, por Allegri është një admirues i flaktë e Leaos dhe i Theo Herandez. Pak kohë më parë, në një koment për Milan, Allegri u ndal pikërisht tek këto dy lojtarë:
“Milan ka dy lojtarë të shkëlqyer dhe shumë modern, Leao dhe Theo Hernandez. Nuk ka një lojtar të dytë në lojën një kundër një si Leao”, shprehej në atë kohë Allegri.
Ish trajneri i “Zonjës së Vjetër”, pritet të luajë në Milano me skemën 4-2-3-1. Allegri njihet si një trajner që nuk kërkon shumë përforcime, por është e qartë që këtij ekipi i duhen të paktën 3-4 blerje, mbi të gjitha një zëvendësues për Reijnders i cili është vetëm një hap larg transferimit te Man.City.
()