Sat, May 31, 2025

Për historinë dhe lavdinë, ethet e finales PSG-Inter “pushtojnë” Evropën

  • PublishedMay 30, 2025

Për historinë dhe lavdinë, ethet e finales PSG-Inter “pushtojnë” Evropën

Numërimi mbrapsht ka nisur. Mbrëmjen e 31 Majit nga Allianz Arena do të mësojmë edhe kampionen më të re të Evropës, që do të dalë nga përballja e madhe mes PSG dhe Inter. Të dyja skuadrat kanë uri për të triumfuar, parizienët do të tentojnë trofeun e parë në histori, ndërsa Inter do të kërkojë të harrojë zhgënjimin e dy viteve më parë në Stamboll.

Inter humbi shanset për të fituar një trofe në Itali, teksa fillimisht zikaltrit u dorëzuan në gjysmëfinale ndaj Milanit dhe më pas humbën edhe scudetton në fotofinish ndaj Napolit.Inzaghi do t’I ketë të gjithë lojtarët në dispozicion për këtë ndeshje, ndërsa milanezët mund të thyejnë edhe një record historic, nëse do t’ia dalin të shënojnë qoftë edhe një gol në finale. Kjo pasi Inter deri tani ka arritur të realizojë plotë 26 gola, aq sa ka qenë edhe rekordi I tyre në sezonin 2002-2003. Nëse Inter ia del të realizojë të paktën 27 gola, atëherë do të kishim record absolut në historinë e kompeticioneve evropiane të zikaltërve.

Në krahun tjetër PSG mund të konisderohet edhe si skuadra më interesante e këtij sezoni në Champions League. Parizienët nuk ishin në TOP 3 e ekipeve favorite në nisje të sezonit, madje rrezikuan ta mbyllinin aventurën që në Fazën e Ligës, por këtë sezon ndryshe nga edicionet e mëparshme Luis Enrique ka ndërtuar një grup fantastic lojtarësh, që duket se janë më në unison se asnjëherë më pare me njëri tjetrin. Garancia prapa e ka emrin Donnarumma me italianin që poz zhvillon ndoshta sezonin e tij më të mire në Paris, krahët janë ndoshta pika më e forte e kësaj skuadra me dyshen Hakimi e Nuno Mendez, ndërsa Kvara e Dembele janë të gatshëm në çdo moment të rrezikojnë përpara.

Të dyja skuadrat nuk janë përballur më herët në një sfidë zyrtare të ndonjë kompeticioni evropian, gjë që e bënë sigurisht edhe më të paparasikueshëm rezultatin final të kësaj finaleje. E sigurtë është që emocionet nuk do të mungojnë, në atë që mund të konsiderohet si një prej finaleve më të balancuara të viteve të fundit në Champions League.


AlbaniaWeb.net