Russell Brand deklarohet i pafajshëm për akuzat për përdhunim dhe sulm seksual
Aktori dhe komediani britanik Russell Brand, 49 vjeç, është paraqitur sot në gjykatën “Southwark Crown Court” në Londër, ku ka mohuar zyrtarisht akuzat për përdhunim dhe sulm seksual. Ai u shfaq në seancë me kostum gri, syze të errëta dhe këmishë të hapur, duke u deklaruar “i pafajshëm” për një akuzë për përdhunim, një për përdhunim oral dhe tre për sulm seksual.
Seanca zgjati rreth 10 minuta, ndërsa Brand u la i lirë me kusht deri në nisjen e gjyqit më 3 qershor 2026, i cili pritet të zgjasë deri në pesë javë.
Akuzat ndaj tij lidhen me ngjarje të ndodhura mes viteve 1999 dhe 2005, pas denoncimeve të katër grave. Hetimet vijojnë dhe policia britanike u ka bërë thirrje të tjerëve që mund të kenë informacion të paraqiten.