Sat, May 31, 2025

Serie A e Bundesliga “joshin” Muçin, Beshiktash i vendos çmim

  • PublishedMay 30, 2025

Serie A e Bundesliga “joshin” Muçin, Beshiktash i vendos çmim

Vendosi rekord në klub si një nga blerjet më të shtrenjta në histori, por e ardhmja e Ernest Muçit është gjithnjë e më larg Beshiktash. “Shqiponjat” nuk janë të kënaqur me rendimentin e sulmuesit shqiptar, për këtë arsye kanë vendosur ta nxjerrin në shitje.

Mediat në Turqi kanë zbuluar se Beshiktash kërkon 10 milionë euro për kartonin e tij, aq sa investuan kur e blenë nga Legia e Varshavës. Beshiktash është në pozita komode për të negociuar pasi Muçi është nën kontratë deri në verën e vitit 2027.

Me fanellën bardhezi, Muçi ka realizuar 11 gola dhe dhuruar 4 asiste. Lajmi i mirë është se për talentin kuqezi ka një interesim të madh nga kampionate të rëndësishme Serie A dhe Bundesliga.

()


AlbaniaWeb.net