Victoria Beckham dyshohet se prishi dasmën e djalit të saj: Nicola vrapoi në dhomë duke qarë
Marrëdhënia midis Victoria dhe David Beckham dhe djalit të tyre Brooklyn dhe gruas së tij, Nicola Peltz, po bëhet gjithnjë e më e tensionuar.
Polemikat u rihapën pasi djali i tyre udhëtoi për në Londër me gruan e tij. Çifti nuk i kontaktoi prindërit e Brooklyn ” sepse gjërat ishin të tensionuara dhe ai nuk mendonte se do të ishte një bisedë produktive”, tha një burim për US Weekly.
Tani, është zbuluar një kapitull i ri në këtë histori. Sipas një burimi që foli për People, Victoria nuk mund të mos ishte qendra e vëmendjes në dasmën e Nicolës dhe djalit të saj dhe vodhi vëmendjen gjatë një momenti të rëndësishëm: vallëzimit të parë të çiftit.
Sipas burimit, gjatë performancës së Marc Anthony, “këngëtari i kërkoi Brooklyn të dilte në skenë dhe më pas njoftoi: ‘Gruaja më e bukur në sallë sonte, eja lart… Victoria Beckham’”.
Një burim i dytë që ishte dëshmitar i momentit shtoi gjithashtu se të gjithë e panë nusen të shpërthente në lot kur kuptoi se një nga momentet e ëndrrave të saj ishte shkatërruar: “Nicola vrapoi nga dhoma duke qarë. Ajo ndjeu sikur Victoria e bëri këtë me qëllim, kur e dinte se ishte një vallëzim romantik i paracaktuar për Brooklyn dhe Nicola. Ajo që nuk mund ta kuptonte ishte pse. “
Marrëdhënia midis Brooklyn dhe familjes së tij është tensionuar gjithnjë e më shumë që nga viti 2022, kur edhe gjatë përgatitjeve për dasmën e tij me Peltz, lindën tensione midis stilistes dhe nuses së saj.
Edhe pse u përpoqën t’i heshtnin thashethemet duke shfaqur dashuri në rrjetet sociale, ditëlindja e 50-të e Davidit i rindezi polemikat. As Brooklyn dhe as gruaja e tij “nuk bënë asnjë përpjekje” për të marrë pjesë, sipas një burimi që foli për Page Six.