Mon, Jun 2, 2025

Finalja e Champions/ Fabregas vendos në “peshore” Interin dhe PSG: Ja kush triumfon

  • PublishedMay 31, 2025

Finalja e Champions/ Fabregas vendos në “peshore” Interin dhe PSG: Ja kush triumfon

Trajneri i Comos, Cesc Fabregas ka dhënë parashikimin e tij për finalen e Champions League mes Interit dhe PSG. Ai tha se të dyja ekipet janë të forta, por triumfon Inter.

“Dy ekipe me stile të ndryshme përballen me njëra-tjetrën. Interi ka luajtur me të njëjtët lojtarë për disa vite, ata kanë përvojë dhe fizikalitet.

Për më tepër, është finalja e tyre e dytë në tre sezone. Nëse do të më duhej të zgjidhja, do të thoja Interin. Por PSG është një ekip shumë i kompletuar që pati një gjysmë të dytë fantastike të sezonit. Për mua përfundon 2-1”- tha ai.

(J.S/)

 


AlbaniaWeb.net