Inter, PSG: Duke luajtur si ekip mund ta fitojmë trofeun, jemi gati
Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez dha mendimin e tij para ndeshjes finale të Champions ndaj PSG.
“Të qenit kapiten më jep më shumë përgjegjësi, por gjithmonë them se çdo ndeshje duhet të jetë si finale për ne. Vetëm si ekip mund ta fitojmë trofeun, por gjëja e rëndësishme është që ne të japim gjithçka që kemi. Duhet të mendojmë vetëm pozitivisht.
Ne jemi përmirësuar si ekip, duke u përballur me kundërshtarë të fortë në atmosferë shumë të vështirë, duke mposhtur ekipe që kishin seri të gjata pozitive”, ka thënë Martinez.