Mon, Jun 2, 2025

LIVE/ PSG shpërfytyron Interin në finalen e Champions, i shënon 5 herë (VIDEO)

  • PublishedMay 31, 2025

LIVE/ PSG shpërfytyron Interin në finalen e Champions, i shënon 5 herë (VIDEO)

PSG 5-0 Inter

PSG dhe Interi kërkojnë suksesin në finalen e madhe të Champions League. Në orën 21.00 nis sfida, e cila mbahet në Mynih. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Si trajneri Inzaghi ashtu edhe homologu Luis Enrique kanë vendosur për titullarët, teksa nga minuta e parë luajnë më të mirët. Interi synon trofeun e katërt në histori, ndërsa PSG të parin. Ndeshja do të gjykohet nga arbitri rumun Kovacs.

Formacionet:

PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Joao Neves, Vitinha, Fabian Ruiz; Doué, Dembélé, Kvaratskhelia.

INTER (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro Martinez.

Minutë pas minute:

86- GOLL PSG. Nuk ka fund makthi për Interin. Gjen golin Mayulu.

 

73- GOOL. PSG thellon shifrat me Kvaran.

 

 

64- Gool PSG. Doue “tund rrjetën” me një goditje tokazi.

54- Tenton Barella por goditja e tij bllokohet nga prapavija.

49- Kvara gabon nga  fare pranë, i pasaktë sulmuesi gjeorgjian.

46- Nis e dyta.

45- Mbyllet fraksioni.

 

22- GOLL. PSG realizon golin e dytë me Doue. E djathtë fantastike e tij.

 

 

12- GGOL PSG. Doue shërben për Hakimin, i cili e ka lojë fëmijësh për të shënuar.

11- Provon Dembele, qëndrore goditja. Pret me lehtësi Sommer.

7- Ushtron presion PSG. Marquinhos nuk devijon dot saktë një top me kokë, pas një krosimi nga krahët. Mbetet në sulm ekipi francez.

1- Nis ndeshja.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net