Tue, Jun 3, 2025

“Mos pi duhan para fëmijës tënd”/ Bieber shkakton reagime të ashpra me fotot e reja

  • PublishedMay 31, 2025

“Mos pi duhan para fëmijës tënd”/ Bieber shkakton reagime të ashpra me fotot e reja

Justin Bieber bëri bujë me fotot që postoi në Instagram, ku pozon me djalin e tij nëntëmujor, Jack Blues, teksa pi marijuanë.

Ylli 31-vjeçar i popit ndau një sërë fotosh me ndjekësit e tij në internet, të cilat i shoqëroi me mbishkrimin “Do të jetë një verë e mirë “. Në disa prej tyre, Bieber shihet duke luajtur me këmbët e vogla të të birit në divan, por edhe duke pirë duhan me një mik, pikërisht në të njëjtin vend.

Pati mjaft njerëz në rrjetet sociale që vunë në dukje se këngëtari kishte veshur vetëm pantallona të shkurtra në njërën nga fotot, të njëjtat që kishte veshur në foton ku duket duke tymosur marijuanë dhe reaguan ashpër.

“A po përdor drogë ndërsa është fëmija pranë?” , ishte një nga komentet. “Mos pi duhan para fëmijës tënd”, shkroi një person, ndërsa një ndjekës tjetër e nxiti atë të “bëhej një baba më i mirë “.