Okazion në merkato, mesfushorin e harruar nga Kombëtarja e duan edhe në Belgjikë
Lindon Selahi ka lumë ofertash, pasi fitoi titullin kampion dhe Kupën e Kroacisë me Rijekën. Së fundmi për mesfushori shqiptar raportohet interes nga klubet belge.
Selahi ka lindur në Belgjikë ku ka luajtur edhe me përfaqësuesen U-16 para se të largohej për të zgjedhur Shqipërinë. Karriera e tij fillonte pikërisht te Standard Liezh.
26-vjeçari ndërkohë kërkohet edhe në Holandë. Po ashtu për lojtarin që është i lirë pas eksperiencës me Rijekën, interesohet Hajduk Splik.