Mon, Jun 2, 2025

Veselinovic-Gvozdenovic, 2 serb të “dashuruar” me Shqipërinë, ish trajneri i Partizanit: Mbrojtja pika e fortë, por nuk kanë kreativitet në sulm

  • PublishedMay 31, 2025

Veselinovic-Gvozdenovic, 2 serb të “dashuruar” me Shqipërinë, ish trajneri i Partizanit: Mbrojtja pika e fortë, por nuk kanë kreativitet në sulm

Në Shqipëri, prej vitesh është thyer një tabu e madhe, ku lojtarë, trajner, të ardhur nga Serbia, jo vetëm që kanë zhvilluar aktivitetin e tyre futbollistik, por kanë qenë të vlerësuar, si në rastin e Ivan Gvozdenovic, i cili pasi e mbylli me futbollin e luajtur, por vijon karrierën si trajner. I fundit që ushtroi presionin e tij në Shqipëri ishte Aleksandër Veselinovic, me teknikun serb që mori drejtorin e Partizanit, por u shkarkua më pas për mungesë rezultatesh. Sfida e shumë pritur, Shqipëri-Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, ka rikthyer sërish në skenë Veselinovic, i cili në një intervistë për mediat serbe analizoi këtë përballje. Fillimisht Veselinovic u pyet nëse është e lehtë për t’u mposhtur Shqipëria?

Veselinovic
Veselinovic

“Është një ekip i orientuar në mbrojtje, kompakt dhe me shumë përkushtim,  ndërsa dobësia më e madhe e tyre është mungesa e kreativitetit në sulm. Por ata po përmirësohen shumë, është e jashtëzakonshme sa shumë lojtarët besojnë te trajneri Silvinjo. Braziliani i ka magjepsur dhe ka sjellë shumë përparime në lojë”

A prisni trazira?

 Jo! Ata do të bëjnë gjithçka që ndeshja të organizohet maksimalisht mirë. Presidenti i tyre i Federatës, Duka, ka marrëdhënie të shkëlqyera me UEFA-n, është pranë Ceferinit dhe, kur flet me Infantinon, flasin si vëllezër. Ai arriti që të bashkorganizojmë Kampionatin Europian për të rinj… Nuk u intereson që të ndodhë diçka që do t’i hedhë hije”

Çfarë duhet të na shqetësojë?

“Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm në tranzicion dhe gjatë goditjeve standarde, por duke parë përbërjen e mbrojtjes sonë, besoj se nuk do të kemi probleme nëse përgatitemi mirë psikologjikisht dhe taktikisht. Do të ishte ideale të shënojmë të parët dhe të marrim ndeshjen në ritmin që na përshtatet”.

Panorama
Panorama

Intervista e plota e Veselinovic gjeti hapësirë edhe në të përditshmen më të madhe sportive në vend, Panorama Sport: “Veselinovic-Gvozdenovic: 2 Serb të dashuruar me Shqipërinë. Ish trajneri i Partizanit dhe ai i Elbasanit, dobësi për vendin tonë”, shkruan Panorama Sport.

()

 


AlbaniaWeb.net