Zyrtarisht e lirë: Loredana Brati konfirmon divorcin
Loredana Brati ka zbuluar sonte ne ‘Goca dhe Gra’ se është zyrtarisht “single”, pasi ka përfunduar një martesë që kishte zgjatur tre vite, raport i krijuar për letrat italiane.
“Po, sapo jam divorcuar. Martesa ishte për letra, zgjati tre vjet dhe javën e kaluar i dhashë fund,”- ka pohuar Loredana me sinqeritet.
Mirëpo ende mbetet mister sesi është raporti i saj me Jozin. Janë bashkë apo jo?