Asani “prish agjërimin”, rikthehet tek goli sulmuesi kuqezi në kampionatin korean
Paas një pause të gjatë, rikthehet tek goli edhe sulmuesi kuqezi, Jasir Asani. Në minutën e 44-të, sulmuesi i Kombëtares tonëu tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke tundur rrjetën, për skuadrën e tij Gwangju në kampionatin korean. Sfidë u mbyll në barazim 1-1
Rikujtojmë që për herë të fundit Asani shënonte dygolësh kundër Vissel Kobe në Championsin aziatik më 12 mars të 2025-ës. Ky gol vjen pikërisht në prag të sfidës Shqipëri-Serbi, ku Asani duhet të shpalosë të gjithë aftësitë e tij për të ndihmuar Kombëtaren që të fitojë.