Burim Vatovci rrëfen me emocion dhimbjen për humbjen e prindërve: Tani kam gjithçka, por jam bosh pa ta
Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP Kosova 3”, Burim Vatovci, ka ndarë një rrëfim të ndjerë mbi dhimbjen që ndjen për humbjen e dy prindërve të tij. I ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Burimi foli hapur për boshllëkun që ka lënë pas mungesa e tyre në jetën e tij, pavarësisht suksesit apo mundësive të sotme.
“Malli për babanë dhe nënën nuk më largohet kurrë. Tani i kam të gjitha, por gjënë më të rëndësishme të jetës s’e kam më, familjen,” u shpreh ai.
Ai rrëfeu se ndonëse arrin të gëzojë dhe të dalë me miq, kthimi në shtëpi është i vështirë, sepse mungesa e prindërve ndihet më shumë se kurrë. “Flas shpesh me vëllanë tim dhe i them, sikur ta kishim edhe një herë mundësinë që prindërit të na shihnin se deri ku kemi arritur…”