Mon, Jun 2, 2025

Jackie Chan shpjegoi pse nëna e tij nuk mundi t’i shihte filmat e tij deri në fund

  • PublishedJune 1, 2025

Jackie Chan shpjegoi pse nëna e tij nuk mundi t’i shihte filmat e tij deri në fund

Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të tërë të tij, pasi nuk mund ta përballonte frikën se djali i saj do të lëndohej gjatë skenave të aksionit. Siç e shpjegoi vetë, ajo largohej nga dhoma ose e fikte televizorin para fundit, sepse nuk donte të shihte rëniet, goditjet dhe aksidentet e rrezikshme që, megjithëse të inskenuara i shkaktonin asaj shqetësim emocional.

Duke folur për revistën “People” për të promovuar filmin e tij të ri “ Karate Kid: Legends”, aktori 71-vjeçar shpjegoi se nëna e tij, Li-Li Chan, e cila ndërroi jetë në vitin 2002 në moshën 86-vjeçare, nuk mund ta duronte dot duke e parë të bënte akrobaci të rrezikshme dhe të lëndohej.

“Ajo fillonte ta shihte filmin, ndoshta duke parë titrat e parë.” “Sapo më shihte duke bërë akrobaci, kthente shpinën”, tha ai dhe shtoi: “Kur godisja dikë, ajo nuk donte që ta shihte”. Kur më rrahën, ajo nuk mundi ta duronte dot këtë. Ajo kurrë nuk pa një film të tërë’