Tue, Jun 3, 2025

Rikthehen në Paris kampionët e Europës, lojtarët dhe stafi i PSG priten si heronj

  • PublishedJune 1, 2025

Rikthehen në Paris kampionët e Europës, lojtarët dhe stafi i PSG priten si heronj

Lojtarët dhe stafi i Paris Saint-Germain u kthyen në kryeqytetin francez të dielën, për të festuar në sheshin Champs-Elysees, bashkë me tifozët, për triumfin e parë në histori në Champions.

Në orët në vijim, trajneri Luis Enrique dhe ekipi i tij do të priten gjithashtu nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Më shumë se 100,000 tifozë pritet të shikojnë heronjtë në paradën në rrugët e ekspozitës së Parisit, pas fitores së madhe 5-0 ndaj Interit në finale.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, rreth 11.8 milionë mbështetës e ndoqën takimin në televizionin francez. Tifozët u mblodhën në rrugët e kryeqytetit, duke festuar me fishekzjarre dhe duke krijuar një atmosferë të zjarrtë.


AlbaniaWeb.net