Rrëfimi i Egli Takos: Mes Tiranës dhe Prishtinës, muzika më lidh me gjithçka
Ish-finalistja e “Big Brother VIP 4”, Egli Tako, ishte e ftuara e kësaj jave në emisionin “Goca & Gra”. E njohur për karakterin e saj të qetë dhe të përkushtuar, Egli zbuloi më shumë rreth jetës së saj pas spektaklit, projekteve muzikore dhe vendit ku po ndan ditët e saj të fundit.
E pyetur nga Egla Ceno për jetesën e saj aktuale, Egli u shpreh:
“Po jetoj mes Tiranës dhe Prishtinës.”
Moderatorja Rudina Dembacaj, me humorin që e karakterizon, shtoi:
“Ngaqë jeni dhe s’jeni besoj…”
Por Egli sqaroi:
“Në fakt, më së shumti më lidh puna me Prishtinën. Muzika është dashuria ime e parë.”
Në intervistë u zbulua gjithashtu se menaxhimin e saj e ka marrë një emër i njohur i showbiz-it shqiptar: këngëtarja dhe artistja Fifi.
“Po, Fifi është kryesorja,” tha Egli, duke lënë të kuptohet se projektet e ardhshme do të jenë fryt i një bashkëpunimi të fortë artistik mes tyre.