Wed, Jun 4, 2025

Alba flet për herë të parë për marrëdhënien me Limin pas daljes nga Ferma

  • PublishedJune 2, 2025

Alba flet për herë të parë për marrëdhënien me Limin pas daljes nga Ferma

Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, një nga çiftet më të komentuar të “Ferma VIP 2”, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pse rrugëtimi i tyre në reality show ka përfunduar.

Pas thashethemeve të shumta në rrjet rreth marrëdhënies së tyre, nëse janë ende bashkë apo jo duket se dilema mori fund gjatë mbrëmjes së së hënës, në programin “Ferma VIP”.

Teksa po flitej për ecurinë e lojës, moderatorja Luana Vjollca e pyeti Albën nëse Limi e lejon të ndjekë programin. Me një buzëqeshje të lehtë dhe pa shumë zhurmë, Alba la të kuptohet se jo vetëm që janë ende bashkë, por edhe që e ndjekin fermën së bashku nga jashtë.

“Po, e ndjekim bashkë”, tha ajo, duke qartësuar statusin e marrëdhënies së tyre dhe duke i dhënë ndjekësve një përgjigje që kishin kohë që e prisnin.