Tue, Jun 3, 2025

Broja mund të bëhet “shenjtor”, ish ekipi synon “bomberin” kuqezi

  • PublishedJune 2, 2025

Broja mund të bëhet “shenjtor”, ish ekipi synon “bomberin” kuqezi

Kjo pritet të jetë një tjetër verë e nxehtë për “bomberin” kuqezi, Armando Broja. Ylli shqiptar mbylli një tjetër sezon me luhatje të forta, ku as në Everton nuk arriti të lë gjurmë, duke bërë që trajneri Moyes të vendoste veton për të ardhmen e tij, nuk e sheh pjesë të projektit duke i dhënë fund huazimit të tij. Broja rikthehet sërish në shtëpi, te Chelsea, por as në Londër nuk pritet të qëndrojë gjatë, pasi trajneri Marseca nuk e sheh pjesë të planeve të tij, nuk bënte pjesë as një vit më parë, kur Marseca mori drejtimin e bluve.

Në këto kushte, Broja pritet të jetë thjesht tranzit te Chelsea, në kërkim të një destinacioni të ri. Dëshira e drejtuesve të klubit është të shesin Brojën, por nuk ndryshojnë qëndrim në lidhje me vlerën e kartonit të tij, kërkojnë të paktën 30 milionë euro.

Broja
Broja

Sipas mediave angleze, në horizont për Brojën ka dalë sërish ish ekipi i tij, Southampton. Në radhët e “Shenjtorëve”, Broja kaloi periudhën e tij më të mirë në Premier League ku gjatë sezonit 2021/22 luajti 38 ndeshje duke shënuar 9 gola dhe dhuruar 2 asiste.

Ekipi i Southamton ra një kategori me poshtë këtë sezon, duke nisur nga viti i ri do të luajnë në Championship, por synojnë të rikthehen sa më shpejt në elitë, për këtë arsye janë vënë në kërkim të një sulmuesi.

Gjithnjë sipas mediave angleze, nuk është aspak çuditi që Southampton dhe Broja të bashkohen sërish, por mbetet për t’u parë se si do të shkojnë gjërat këtë verë pasi dëshira e lojtarit është të vijojë të luajë në nivele të larta.

()


AlbaniaWeb.net