Miley Cyrus thyen heshtjen për marrëdhënien me babain, Billy Ray: Nuk jemi më të larguar
Miley Cyrus ka thyer heshtjen lidhur me raportin e saj me babain, Billy Ray Cyrus, pas lajmeve për romancën e tij të re me Elizabeth Hurley. Në një intervistë për The New York Times, Miley zbuloi se tashmë nuk janë më të larguar dhe tha se “koha është gjithçka.”
Këngëtarja shpjegoi se ndarja e mëparshme kishte ndodhur për shkak të divorcit të prindërve dhe dhimbjes që kishte përjetuar nga ndarja e nënës së saj, Tish Cyrus. Sipas Miley, tani ajo ka më shumë mirëkuptim dhe empati për të dy prindërit e saj. “Kam marrë shumë nga dhimbja e mamit tim, sepse ajo ishte më e dhimbshme për të se sa për mua si e rritur,” tha Miley, duke shtuar se tani që nëna e saj është e lumtur me bashkëshortin e saj të ri, Dominic Purcell, dhe babai i saj ka gjetur lumturinë me Elizabeth Hurley, ajo është mësuar t’i duajë të dy si individë dhe jo më si një çift prindëror.
Miley theksoi se ka arritur të kuptojë më mirë rolin e prindërve të saj në jetën e saj dhe tani është më e gatshme t’i duajë ata për atë që janë, jo për atë që ishin si prindër.