Narko-shteti ka krijuar njeriun e vet, që merr vlerën nga paraja – Gazeta Shqiptare Online
Analisti Fatos Lubonja ishte sot në News 24 ku foli për realitetin politik pas zgjedhjeve të 11 majit, ku Partia Socialiste doli fituese me 83 mandate në Kuvend.
Lubonja u ndal fillimisht te urimi i Ambasadës së SHBA-së, e cila uroi popullin shqiptar për zgjedhjet.
“Ne kemi, jetojmë me mendësinë e vasalit. Që pret se çdo thotë perandoria për të legjitimuar vasalin. Ne presim nga perandoria. Ka një ndryshim nga ajo urimi që bëri Yuri Kim në atë kohë dhe tregon një lloj rezerve që shpjegohet me shumë gjëra, por shpjegohet me ndryshimin e administratës Biden dhe një administratë tjetër shumë kritike ndaj establishmentit europian. E lidhur me të djathtën në Europë. Këtu ka një gjë që lidhet me këtë. Lidhet dhe me lobimin ndoshta të PD-së. E dyta, pastaj që dua të jetojë në një vend jo vasal por me dinjitet. Nuk është për të uruar populli shqiptar në këtë aspekt.”
Lubonja theksoi se tashmë jemi në një narko-regjim që ka krijuar njeriun e ri, që matet me para.
Një pjesë e njerëzve në vend jetojnë me bukën e gojë, teksa nuk ka më ideale për lirinë apo demokracinë.
“Populli shqiptar duhet të mbledh mendjen të çlirohet nga regjimi, jo të urohet. Nuk është për tu uruar që bëri zgjedhje. Regjimi krijon njeriun e vet. Edhe Enver Hoxha krijoi njeriun e ri. Me shpëlarjen e truve, me interesat, me kontroll të madh të ekonomisë. Edhe ky është një narko shtet që ka krijuar njeriun e vet, që nga vlerat ka paranë. Karakterstika është reduktimi në homo-economicus. Sa fitoj, sa lek marr. Nuk ka një ideal një vizion për botën. Nuk vlerëson demokracinë, lirinë e tij. I reduktuar në mbijetesën ekonomike. Një pjesë jeton për bukën e gojës.
Shprehja më ekstreme e këtij njeriu, është trafikanti. Njerëz që pasurohen me trafiqe droge dhe pastrojnë paratë në këtë vend. Para e fituar në kurriz të tjerëve. Ky lloj shteti është në duart e këtyre njerëzve.”