Wed, Jun 4, 2025

Shiloh Jolie ka ndryshuar emrin, tani e tutje do të quhet kështu

  • PublishedJune 2, 2025

Shiloh Jolie ka ndryshuar emrin, tani e tutje do të quhet kështu

Emri “Shi” u përdor publikisht nga Shiloh Jolie, vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, në një paraqitje të fundit në Los Angeles, ku mori pjesë si balerinë në një event nga stilistja Isabel Marant, disa muaj pasi hoqi ligjërisht mbiemrin e babait të saj, duke përdorur vetëm Jolie.

Vajza 19-vjeçare e ish-çiftit ishte atje si e ftuar dhe si performuese, ndërsa prezantoi një koreografi me emrin e ri “Shi”, sipas Variety. Nuk është e qartë nëse “Shi” është emri i saj skenik apo nëse ka ndërmend ta përdorë përgjithmonë. Shiloh, e cila ka tërhequr vëmendjen për talentin e saj në vallëzim, bëri një tjetër paraqitje gjatë koktejit.

Kjo nuk është hera e parë që vajza e Pitt dhe Jolie ka ndryshuar mbiemrin, pasi vendosi ta heqë ligjërisht mbiemrin e babait të saj “Pitt” nga mbiemri i saj menjëherë pas ditëlindjes së 18-të, duke përdorur tani vetëm mbiemrin e nënës së saj.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie sollen në jetë Shiloh Nouvel Jolie më 27 maj 2006, në Namibi. Ajo është fëmija i tyre i parë biologjik, duke iu bashkuar një familjeje që tashmë përfshinte fëmijët e birësuar Maddox dhe Zahara. Më vonë, ish-çifti adoptoi Pax dhe pati binjakët Knox dhe Vivienne.