Wed, Jun 4, 2025

U-19 vajza/ Shqipëria mposht Rumaninë me rezultatin 4-2

  • PublishedJune 2, 2025

U-19 vajza/ Shqipëria mposht Rumaninë me rezultatin 4-2

Shqipëria e vajzave U-19 fitoi me rezultatin 4-2 ndeshjen e dytë miqësore ndaj Rumanisë.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Skënderbeu’ në Korçë, kuqezezat e drejtuara nga trajnerja Lucije Gjini shkëlqyen falë lojës së organizuar dhe golave të realizuar nga Klesta Ago dhe tripleta e Xhesika Ndoj.

Formacioni titullar i zgjedhur nga trajnerja Gjini për këtë përballje ishte: Helshani (GK), Ara, Mustafa, Hasaj, Ndoj, Kuci, Isejni, Ago, Bushati, Qose, Nuha.

Shqipëria e nisi shumë mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të me golin e Xhesika Ndoj. Më pas, në minutën e 34-t, Klesta Ago dyfishoi rezultatin, duke çuar vajzat kuqezi në pushimin mes pjesëve me epërsinë 2-0.

Në pjesën e dytë, Xhesika Ndoj ishte sërish protagoniste, duke realizuar edhe dy gola të tjerë dhe duke kompletuar tripletën e saj personale. Edhe Rumania reagoi dhe shënoi dy gola, por nuk arriti të përmbyste rezultatin.

Kjo ishte ndeshja e dytë miqësore mes dy përfaqësueseve, pas barazimit 2-2 në takimin e parë.


AlbaniaWeb.net