E bujshme nga Italia/ Bomba e merkatos së Igli Tares, Luka Modriç firmos nesër me Milanin
Bomba e merkatos së Igli Tares do të jetë Luka Modriç. Në Itali tashmë nuk kanë më dyshime, sipas ekspertit të merkatos, Xhanluka Di Marcio, mesfushori kroat do të firmosë deri nesër, më 4 qershor, me kuqezinjtë. Bëhet me dije se një kontratë 1 vjeçare është gati për të.
Lojtari është plotësisht i hapur për këtë transferim në Serinë A, pas kontakteve pozitive mes palëve në orët e fundit.
Modriç u largua nga Real Madrid disa ditë më parë, pas aventurës 13 vjeçare me madrilenët, ku fitoi gjithçka, teksa do të tentojë të japë kontributin e tij të çmuar te Milani i Igli Tare.
PANORAMASPORT.AL