Fri, Jun 13, 2025

“Kappa Oil’’ pushton stendat  ’Autopromotec 2025’’, panairi më i madh në botë në sektorin automotiv

  • PublishedJune 3, 2025

Kompania “Kappa Oil’’ mori pjesë në panairin më të rëndësishëm për industrinë automobilistike, ‘’Autopromotec 2025’’ që u mbajt në Bolonja të Italisë më 21-24 maj. Një edicion rekord me afro 98 mijë pjesëmarrës të regjistruar që vinin nga 130 vende të botës. Në mesin e mijëra ekspozuesve të tjerë ‘’Kappa Oil’’ ka ngritur stendën me produktet e saj, si një ndër kompanitë lider nga Shqipëria në sektorin automotiv.

E themeluar në Shqipëri në vitin 1992 nga presidenti i saj, z.Krenar Lasko, Kappa Oil, kompania e parë për vajra lubrifikantë dhe aksesorë të tjerë për automjete si filtra, bateri, tapiceri makinash etj, ajo ka treguar qëndrueshmëri, cilësi dhe korrektësi përballë klientëve të saj duke fituar besueshmëri dhe zgjerim të klientelës çdo vit e më shumë.

Tashmë me një eksperiencë 33 vjeçare në Shqipëri, kompania ka lidhur kontrata afatgjata jo vetëm brenda vendit por edhe në vende të ndryshme të botës si Angli, Portugali, Slloveni, Itali, Bjellorusi, e deri në Marok e Egjipt. Presidenti i Kappa Oil, z.Krenar Lasko shprehet se; “Jemi të vëmendshëm për të qenë të pranishëm në panaire të rëndësishme, si në Frankfurt të Gjermanisë, Paris (Francë), Stamboll (Turqi) apo Dubai, pasi i shohim si një urë të mirë komunikimi për lidhjen e kontratave me vende të ndryshme nëpër botë. Falë pjesëmarrjes në këto evente, kemi lidhur kontrata afatgjata në Angli, Portugali, Slloveni, Itali, Bjellorusi, shtete të ndryshme afrikane, Marok apo Egjipt. Doja të shtoja që kompania jonë e prodhimit të tapeteve dhe moketeve eksporton sot 87% të prodhimit të saj, ndërsa pjesa tjetër shitet brenda vendit, kryesisht nga bashkëpunimi që kemi me koncesionarët”.

Pjesëmarrja e saj në edicionin e 30-të të ‘’Autopromotec’, shënoi një sukses më vete me qindra vizitorë në ditë që u ndalën në stendën e saj, një event që forcoi edhe më shumë rolin e këtij kompeticioni si një qendër referimi globale për inovacionin, trajnimin dhe qëndrueshmërinë.

‘’Ishin 97,348 pjesëmarrës të regjistruar, nga 130 vende (131 përfshirë Italinë), duke demonstruar thirrjen gjithnjë e më të madhe ndërkombëtare të eventit. Autopromotec shquhet edhe për frekuentimin mesatar ditor më të lartë të operatorëve profesionistë në nivel europian, me një mesatare prej 24,337 vizitorësh në ditë gjatë 4 ditëve të panairit. Për më tepër, frekuentimi mesatar ditor i edicionit 2025 e kalon atë të vitit 2019, edicioni rekord i eventit, me 515.6 persona në ditë,’’ thonë organizatorët e eventit në faqen zyrtare të tij www.autopromotec.com/it/.

Renzo Servadei, CEO i Autopromotec  u shpreh për suksesin e këtij edicioni ndërsa tha se: ‘’Numrat flasin vetë: ne jemi një pikë referimi për sektorin në nivel ndërkombëtar, por ajo që na bën më krenarë është cilësia e dialogut me operatorët dhe dëshira e tyre për të parë së bashku drejt së ardhmes’’.

Kompanitë pjesëmarrëse në këtë edicion të tridhjetë ishin 1692, nga të cilat u përfaqësuan 61 marka, me një kuotë të huaj prej 49% nga 46 vende, përfshirë Italinë. Ndër rezultatet më domethënëse të këtij edicioni, Promotec mori certifikatën ISO 20121, e cila dëshmon për menaxhimin e qëndrueshëm të ngjarjes. Një çmim që konfirmon përkushtimin konkret të organizatës për një model të drejtë të përgjegjshëm në nivel mjedisor, social dhe ekonomik: nga menaxhimi i mbetjeve te efikasiteti i energjisë, nga përzgjedhja etike e furnizuesve te përfshirja sociale, deri te dialogu aktiv me palët e interesuara dhe komunitetet lokale.

Inovacioni teknologjik, aksesi në të dhëna, qëndrueshmëria, ishin temat kryesore që u përfshinë në të gjithë ngjarjen dhe takimet e konferencës që ofruan një vështrim në të ardhmen e riparimit të makinave midis tranzicionit ekologjik, dixhitalizimit dhe aftësive të reja.

Autopromotec konfirmon gjithnjë e më shumë veten jo vetëm si ekspozita më e specializuar në këtë sektor, por si një forcë shtytëse dhe antenë e vërtetë e tregut pasardhës të automobilave.

Suksesi i edicionit të 30-të të ‘Autopromotec’ u përkthye në një interes të menjëhershëm për të ardhmen pasi qysh tani ka vënë në lëvizje ekspozues të shumtë të cilët kanë kërkuar të rikonfirmojnë dhe zgjerojnë hapësirat e tyre për edicionin e radhës që pritet të mbahet në vitin 2027, ku pa dyshim edhe Kappa Oil do të jetë pjesë e saj, me sfida të reja dhe një vizion edhe më global dhe të qëndrueshëm për sektorin e automjeteve.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KAPPA OIL SHA (@kappaoil)