Oferta e arabëve, Bruno Fernandes: Al Hilal ishte një mundësi, ja përse qëndrova te United
Duke folur në konferencë për shtyp nga grumbullimi i Portugalisë, mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes, foli për të ardhmen e tij, duke u përqendruar në veçanti në ofertën që mori nga Al Hilal:
“Ishte një mundësi. Presidenti më telefonoi dhe më pyeti nëse doja të shkoja atje. Ata po më prisnin. Fola me trajnerin Amorim. Ai më kërkoi të mos shkoja. Manchester United nuk donte të më shiste.
Te Al Hilal ishin shumë të sjellshëm. Ata folën me agjentin tim. Pastaj fola me gruan time. Ajo më pyeti: çfarë do të bësh? Ajo gjithmonë i mbështet vendimet e mia. Do të kishte qenë e lehtë për mua të transferohesha atje.
I njoh shumë mirë lojtarët portugezë atje. Por dua të luaj në nivelin më të lartë dhe të garoj për tituj të rëndësishëm. Mund ta bëj këtë, dhe ende dua ta bëj. Jam shumë i apasionuar pas futbollit” – tha Bruno.