Tragjike/ 19-vjeçarja serbe humb jetën pasi hoqi rripat e parashutës gjatë fluturimit! Ja momenti i kapur nga kamerat
Një ngjarje tragjike ka tronditur pushuesit në bregdetin e Budvës, ku një vajzë 19-vjeçare nga Serbia, Tijana Radonić, humbi jetën pasi ra nga një lartësi prej 50 metrash gjatë një fluturimi me parashutë të tërhequr nga varka (parasailing).
Sipas mediave lokale, momenti i ngjarjes është kapur nga një kamera sigurie, ku shihet se 19-vjeçarja kaloi momente paniku në ajër. Ajo fillimisht hoqi jelekun që e mbante të lidhur me pajisjen dhe më pas u lirua edhe nga rripat e sigurimit në këmbë, duke bërë që të binte në mënyrë të pakontrolluar nga lartësia.
Tijana Radonjic, a 19-year-old from Serbia, died after falling over 50 meters during a parasailing video shoot in Becici, near Budva, Montenegro, on May 28, 2025.
Reports say that she unbuckled her seatbelt, possibly due to a panic attack, but her family disputes this.
Sad. pic.twitter.com/iiiI857bY4— Tony (@TonyL_01) June 2, 2025
Dëshmitarë në vendngjarje thanë se dëgjuan të renë duke bërtitur: “Më ulni poshtë! Më ulni poshtë!”, ndërsa të tjerë raportuan se ajo kërkonte ndihmë pak sekonda para rënies fatale.
Mediat malazeze, përfshirë portale si Republika, raportuan se incidenti ka shkaktuar tronditje të madhe tek pushuesit, të cilët panë me sy të lirë momentin tragjik. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe për të përcaktuar përgjegjësinë në këtë rast.
Nuk dihet ende nëse kompania që ofronte shërbimin kishte ndjekur të gjitha protokollet e sigurisë, ndërsa pritet një ekspertizë zyrtare mbi pajisjet dhe menaxhimin e situatës.