Thu, Jun 5, 2025

Zyrtare, Ballkani rikthen “arkitektin” e sukseseve

  • PublishedJune 3, 2025

Zyrtare, Ballkani rikthen “arkitektin” e sukseseve

Ballkani ka rikthyer Nderim Nexhipin në rolin e drejtorit sportiv. Klubi nga Suhareka ka gjetur marrvëveshjen me Nexhipin dhe tani akordi ka marrë formë zyrtare.

Kujtojmë që Nexhipi ka qenë një nga “arkitektët” kryesorë të sukseseve të Ballkanit, në vitet e kaluara, si në Kosovë, ashtu edhe në Europë.

Postimi:

Të dashur tifozë dhe gjithë ju përkrahës të FC Ballkanit,
Kemi kënaqësinë që para jush ta prezantojmë njërin prej atyre që kontribuoi fort në fillimin e vazhdimin e sukseseve tona historike.
Ai gjithmonë ka qenë dhe mbetet njëri prej nesh, por tani rikthehet përsëri në fole për ta rimarrë pozicionin e drejtorit sportiv në klub dhe për të shkruar etapa të reja së bashku.
Mirë se rikthehesh Nderim Nexhipi

 


AlbaniaWeb.net