Inzaghi bëhet sheik, Inter “all-in” për Cesc Fabregas
Me Simone Inzaghi-n që zgjodhi të bëhet sheik, pranoi ofertën marramendëse të Al Hilal, 25 milionë euro në sezon, në shtëpinë e Inter ka nisur punë për të gjetur trajnerin e ri. Presidenti Marotta dhe pjesa tjetër e stafit drejtues e kanë me nxitim pasi zikaltërit nisen të mërkurën drejt SHBA-së, për të marrë pjesë në Botërorin e Klube. Ideja e stafit të Inter është që në Amerikë të shkojnë me një trajner të ri dhe me një staf të ri, për këtë arsye janë hedhur “all-in” për të bindur sa më shpejt Cesc Fabregas.
Dy të përditshmet më të mëdha sportive në Itali, La Gazzetta dhe Corriere dello Sport, bashkohet në këtë pikë: “Inter, gjithçka për Fabregas”. Marotta dhe Ausilo besojnë se mund të bindin teknikun spanjoll, madje ndjesitë janë aq pozitive sa mund të sigurojnë firmën e tij brenda kësaj jave. Menjëherë sapo mbyllën zyrtarisht divorcin me Inzaghi-n, Marotta dhe Ausiolo vendosën kontaktet e para me Fabregas, ndërsa tani priten takime të tjera, për të mbyllur këtë diskutim.
Fabregas është nën kontratë me Como-n deri në 2028, përfiton 1,5 milionë euro në sezon. Nëse Fabregas pranon ofertën e Inter, atëherë Daniele De Rossi pritet të jetë pasuesi i tij tek ekipi i Como-s.
()