Ngërçi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka: Nëse Kurti dështon, mandati kalon te PDK-ja! Opozitës nuk i intereson të krijojë asociacionin!
Analisti Milaim Zeka, ka folur mbi ngërçin për konstituimin Kuvendit të ri të Kosovës pas zgjedhjeve të shkurtit, ku deklaroi se nëse Albin Kurti dështon të krijojë qeverinë, mandati kalon te PDK-ja.
“Gjykata Kushtetuese ka marr vendim për kryeministër, nëse brenda 15 ditëve, Albin Kurti nuk mund të bëjë qeverinë, atëherë mandati i kalon partisë së dytë, që në këtë rast është Partia Demokratike e Kosovës. Ndërkohë kryetari i Parlamentit nuk ka afate kushtetuese”, tha ai.
Zeka u shpreh në “LOG.”, se deputetët mund t’u drejtohen Gjykatës Kushtetuese se deri ku do vazhdojnë kështu për të marrë një opinion, por një gjë të tillë nuk e ka bërë opozita.
Ai theksoi se opozita nuk ka bërë kërkesë, pasi nuk është e interesuara të krijojnë asociacionin. “Si 1 dhe 1 bëjnë dy, kanë me kriju asociacionin ose qeveria e Albinit, ose tjetra”, tha Zeka.
Milaim Zeka: Gjykata Kushtetuese ka marr vendim për kryeministër, nëse brenda 15 ditëve, Albin Kurti nuk mund të bëjë qeverinë, atëherë mandati i kalon partisë së dytë që dallon nga Shqipëria, ku mandatin e merr Edi Ramës, pas tij Belinda Balluku, u jepet individëve, jo partisë. Në Kosovë i jepet Partisë numër dy, që në këtë raste është Partia Demokratike e Kosovës. Ndërkohë kryetari i Parlamentit nuk ka afate kushtetuese.
Deputetet mund t’u drejtohen Gjykatës Kushtetuese se deri ku do vazhdojnë kështu për të marrë një opinion, dhe një gjë të tillë nuk e ka bërë opozita, se nuk janë të interesuara të krijojnë asociacionin. Si 1 dhe 1 bëjnë dy, kanë me kriju asociacionin ose qeveria e Albinit, ose tjetra.
E dyta, e ka shpjeguar në mënyrën më brilante Enver Hasani, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, kur thotë që sikur 10 deputetë të Kuvendit t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për dhënien e opinionit, Gjykata Kushtetuese do të thotë që nuk lejohesh t’i të japësh dorëheqje si kryeministër. Sepse ligji të cilin e ka sjellë në fuqi Albin Kurti thotë: “Kryeministri dhe ministrat, në momentin që japin dorëheqje për t’u bërë deputet, nuk mund të ushtrojnë edhe rolin e deputetit edhe të qeverisë”.
Albin Kurti duke bërë vepër penale, po shkon në punë si kryeministër me ministrat e tij, po merr vendime. Opozitës dhe pozitës i interesojnë dy gjëra, me shku me marrë pagën si deputet, e dyta 70% e këtyre deputetëve nuk do të rizgjidhen më deputet. Interesi shtetëror nuk figuron në mendjen e deputetëve.