Fri, Jun 6, 2025

Videoja e vallëzimit të Meghan dhe Princit Harry në maternitet pak para lindjes së Lilibet

  • PublishedJune 4, 2025

Videoja e vallëzimit të Meghan dhe Princit Harry në maternitet pak para lindjes së Lilibet

Meghan Markle ndau një moment të ëmbël në rrjetet sociale në ditën e 4-vjetorit të vajzës së saj Lilibet. Në videon që Dukesha e Sussex postoi në llogarinë e saj personale në Instagram, ajo dhe Princi Harry kërcejnë në repartin e maternitetit pak para lindjes së vajzës së tyre, në qershor 2021.

E veshur me një fustan të zi, 43-vjeçarja kërcen, rrotullohet dhe tundet ritmikisht nën tingujt e këngës “Baby Momma Dance Song”.

“Katër vjet më parë, ndodhi edhe kjo”, shkroi Meghan Markle në mbishkrimin që shoqëronte postimin e saj, duke shtuar: “Të dy fëmijët tanë lindën një javë pas datës së tyre të lindjes… Kështu që kur ushqimi pikant, shumë shëtitje dhe akupunktura nuk funksionuan, na mbeti vetëm një zgjidhje”.

Shikoni videon: