Zgjedhja e Presidentit të Urdhrit të Psikologut, Brunilda Laboviti: Ftoj kolegët të votojnë! Gara? Nuk më jepen listat e votuesve, janë dhënë licenca për personat e afërt të zyrës
Kandidatja për postin e Presidentit të Urdhrit të Psikologut, Brunilda Laboviti ka folur në rubrikën opinion në News24 për zgjedhjet që pritet të zhvillohen të enjten.
Laboviti me një eksperiencë 15 vjeçare në fushën e psikologjisë u ka bërë thirrje kolegëve që të votojnë të enjten dhe të marrin me vetë kartat e identetit.
Ajo ka folur procesin zgjedhor teksa është shprehur se ka patur parregullsi dhe mungesë informimi.
Sipas saj zgjedhjet behën në një ditë normale pune dhe jo në fundjave si herë e shkuara.
“Kam mbaruar doktoraturë në Shkenca Sociale dhe jam pedagoge, kam qenë anëtare e Komisionit të Etikës për dy mandate dhe po kandidoj për postin e Presidentes së Urdhrit te Psikologut. Nesër (e enjte) janë zgjedhjet e Urdhrit të Psikologut. Kam 15 vite që ushtroj profesionin e psikologes. Votimet bëhen nesër dhe është një ditë e shenjtë për psikologët.
Kushdo psikolog që do të votojë, duhet të ketë kartën e identitetit me vete. Mendoj se ka ardhur momenti i duhur për të kandiduar për Presidenten e këtij Urdhri, pasi ashtu siç edhe ju e përmendët nesër është një dite shumë e shenjtë për të gjithë psikologët për Shqipërinë.
Janë zgjedhjet e treta të Urdhrit të Psikologut vetëm se në këtë rast kandidaturat janë të ndryshme. Që do të thotë në dy zgjedhjet e mëparshme ka qenë zonja Valbona Treska Presidente e mandatit të parë dhe mandatit të dytë sepse ligji në fuqi lejon vetëm 2 kandidatura.
Aktualisht në mandatin e tretë zonja Valbona Treska nuk mund të rikandidonte sepse nuk e lejon ligji.…sipas rregullores zgjedhore data e zgjedhjeve përcaktohet 30 ditë nga Mbledhja e Këshillit Kombëtar.
Pra Këshilli Kombëtar nuk i kaloi këto afate dhe përcaktoi datën 5 qershor. Jemi në një ditë të zakonshme pune për të gjithë psikologët, do të thotë që psikologët vijnë nga e gjithë Shqipëria, vijnë nga rrethet për të votuar dhe vota është vetëm fizike.
Ka një ngërç në facilitet për ta ofruar këtë shërbim se këtë të drejtë nga Urdhrit i Psikologut aktual, për faktin se pikërisht në Asambletë e mëparshme zgjedhjet gjithmonë një ditë e shtunë, është zgjidhur gjithmonë që votimet të bëhen me kartën e identitetit dhe kartën e anëtarësisë.
Ndërkohë që në këto zgjedhje ende ka shumë psikologë që mendojnë se nuk mund të votojnë dot për shkak të kartës së anëtarësisë e cila ka qenë me dëshirë për tu marrë”, ka thënë Brunilda Laboviti.
PROCESI
Sipas kandidates për Presidente, gara duket se përmban hije dyshimi pas janë pajisur me karta për votimi dhe janë dhënë licenca ndaj psikologëve që janë afër drejtuesve aktual të këtij Urdhri.
Brunilda Laboviti kandidaton në këto zgjedhje përballë sekretares së përgjithshme të Urdhrit, Elona Mustafaraj.
“Lista zgjedhore nuk më është vendosur në dispozicion, unë kam bërë katër kërkesa zyrtare dhe nuk më është vendosur në dispozicion asnjë listë zgjedhore aktive e anëtarëve që kanë paguar kuotizacionet dhe kanë të drejtë vote, nuk e dimë ende sa njerëz kanë të drejtë vote.
Di që kohët e fundit janë pajisur me karta dhe licenca persona që janë afër zyrave të urdhrit, pra njerëz që i konsiderojnë njerëz jo të klanit të tyre nuk janë pajisur me këto karta.
Ka një vit që nuk zhvillohen trajnime nga Urdhri i Psikologut, por është vetëm nga SCK-ja. Psikologët që të rilicencohen duhet të marrin këto kredite. Është një ndarje e padrejtë në fakt duhet të ulet numri i krediteve për personat që kanë një eksperiencë pune. Në fakt duhet të ulet akoma edhe më shumë numri i këtyre krediteve, dhe patjetër që do punohet fortë.
Sepse tashmë jemi një vit që Urdhri Psikologut nuk zhvillon me provime, as trajnime sepse është bllokuar nga SCK-ja. Nuk ka asnjë transparencë e provimeve që zhvillon SCK.
Një nga kandidatët që është skualifikuar nga kjo garë, është një person i cili para një viti, në fakt ai ka rikandiduar pra sipas tij edhe shfaqjes që ai bën.
Patjetër ka pasur një grup psikologësh që kanë shfaqur interesin e tyre për uljen e kuotizacionit sepse shumë prej tyre nuk e përballojnë dot ekonomikisht dhe në fakt kanë të drejtë. Kjo gjë është shfrytëzuar nga ky grup. Në disa pika edhe unë kam qenë dakord dhe në disa jo.
Nesër është procesi normal zgjedhor dhe mund të hynte në garë dhe mos të ngrinte gjithë këtë lloj pakënaqësie dhe gjithë këtë lloj përçarje megjithatë psikologët janë ndërgjegjësuar”, thekson Laboviti.