Fri, Jun 6, 2025

“Zhduket” Calhanoglu, Asllani nuk bind, Marotta kërkon një regjisor të ri

  • PublishedJune 4, 2025

“Zhduket” Calhanoglu, Asllani nuk bind, Marotta kërkon një regjisor të ri

Jo vetëm gjetja e trajnerit të ri, në shtëpinë e Inter janë të shqetësuar edhe në lidhje me regjisorin që të udhëheq ekipin në sezonin e ri. Në vitet e fundit, këtë status e ka mbajtur Calhanoglu, por turku ka qenë jashtëzakonisht larg emrit dhe formës së tij optimale.

Shqetësues është edhe fakti se zëvendësuesi i tij natyral, Kristjan Asllani nuk bind. Sipas La Gazzetta dello Sport, Marotta dhe stafi drejtues do të futen në merkaton për të gjetur një emër të ri.

La Gazzetta
La Gazzetta

Në këto kushte, nuk ka asnjë dyshim që Asllani do të jetë i sakrifikuari i parë. Mesfushori kuqezi do të largohet nga Milano në fund të këtij sezoni edhe pse është nën kontratë deri në 2028.

()


AlbaniaWeb.net