E ardhmja e Jonathan David, sulmuesi: Kërkoj ekip me projekt serioz
Jonathan David është gati për një aventurë të re, pas largimit nga Lille. Sulmuesi ka folur për çështje të ndryshme, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Dua një klub ambicioz, që synon të arrijë diçka. Sigurisht, do të më pëlqente të luftoja për të fituar tituj. Dua një skuadër konkurruese, me ambicie dhe një projekt sportiv të mirëfilltë.”
Largimi miqësor nga Lille?
Kudo që të jesh, nuk duhet të largohesh në mënyrë të keqe. Kam kaluar 5 vite të mrekullueshme në Lille, jam kënaqur dhe nuk kishte arsye të largohesha me ndonjë konflikt, edhe pse ika si lojtar i lirë.
Hapi i radhës në karrierë?
Do të jetë emocionuese. Ende nuk e di se çfarë më rezervon e ardhmja, por edhe vetëm ideja që do të kem një sfidë të re është shumë entuziazmuese.
A ke marrëveshje me Napolin?
Jo.
Po me Juventusin?
Jo.
Çfarë di për Napolin?
Napoli është një klub që sapo ka fituar Serinë A. Dhe imagjinoj që nuk duan të fitojnë vetëm një herë dhe të thonë ‘ok, mjafton’. Është një klub ambicioz, që do të luajë në Champions League.
Do të kishte më shumë presion tek Juventusi?
Kudo që të shkosh, ka gjithmonë presion për paraqitjet e tua. Ka presion për të ruajtur vendin në formacion, për të bërë të lumtur tifozët, sepse të gjithë duan të fitojnë. Ka gjithmonë presion, kudo që të jesh.
Serie A?
Kur shoh Serie A dhe e krahasoj me Premier League, them që Premier ka ritëm më të shpejtë, më shumë lëvizje lart e poshtë. Seria A mund të jetë kështu, por është më taktike. Është më shumë si një ndeshje shahu.”
Kur do të vendoset për transferimin?
Sigurisht, do të doja të vendosej gjithçka përpara se të nisë faza përgatitore, në mënyrë që të mësohem me ambientin dhe të punoj me shokët e rinj të skuadrës. Gjithsesi, gjithçka mund të ndodhë, duhet të jesh i përgatitur për çdo situatë.