Mon, Jun 16, 2025

I vranë të vëllain, Erion Alibej shokon me dëshminë në GJKKO: Gjurmoja të gjitha hyrje-daljet nga aksesi që kisha në sistemin TIMS, të Çopjas, Qosjas dhe Dumanit

  • PublishedJune 5, 2025

I vranë të vëllain, Erion Alibej shokon me dëshminë në GJKKO: Gjurmoja të gjitha hyrje-daljet nga aksesi që kisha në sistemin TIMS, të Çopjas, Qosjas dhe Dumanit

I penduari i drejtësisë, Erion Alibej, ka dhënë një tjetër dëshmi të bujshme para GJKKO, ku ka deklaruar se kishte akses në sistemin TIMS dhe se kishte mbledhur të dhëna të detajuara për lëvizjet e shumë personave të përfshirë, sipas tij, në ngjarje kriminale.

“Kam pasur qasje në sistemin TIMS. I identifikoja të gjithë me emra dhe foto. Kisha hyrje-daljet e tyre. Të gjithë, nga Copjat, Qosja, deri tek Dumani,” tha Alibej para togave të zeza, duke nënvizuar se kishte grumbulluar çdo informacion të mundshëm për individët që dyshonte se kishin lidhje me masakrën e Bradasheshit.

Në këtë masakër, ndodhur më 29 dhjetor 2018, humbën jetën vëllai i tij Endrit Alibej, daja Arben Dylgjeri (56 vjeç) dhe shtetasi turk Erdal Duranay.

Alibej tha se kishte humbur besimin tek institucionet vendore të drejtësisë në Elbasan dhe se kishte nisur vetë hetimet për të zbuluar të vërtetën.

“Mësoj se Abedin Mama zhvilloi një takim në Elbasan me Ardi Veliun dhe Tonin Vocajn. Kjo përkoi me ndërrimin e disa drejtorëve lokalë. Kam vepruar vetë si hetues, prokuror dhe gjyqtar. Të gjitha informacionet që kam mbledhur, ia kam dorëzuar drejtësisë,” u shpreh ai.

Ai përmendi gjithashtu emrin e Suel Çelës, për të cilin tha se “Jo se kam harruar Suel Çelën. Ai mendonte se më kishte lënë në gjumë, por unë nuk kam fjetur asnjëherë. Në fakt, unë e kam lënë Suelin në gjumë.”

Erion Alibej: Ardian Çollaku donte të lidhte kontakte. Prej tij unë kam marrë vesh për herë të parë se kush ishte Dashnor Dumani. Ai më tregoi se vëllai i tij kishte grabitur një kambist në lagjen Kala.

Unë kisha sistemin TIMS që kontrolloja gjithë çka doja. Të gjithë këta emrat nisa t’i identifikoj. I kisha me foto dhe gjithë hyrje daljet e tyre. Të gjithë, nga Copjat, Qosja, Dumanin.

Po grumbulloja shumë informacion. Jo se po harroja Suel Çelën. Ai kujtonte se më kishte lënë në gjumë, por unë nuk kam fjetur asnjëherë të vetme.

Madje, mendoj se unë e kam lënë Suel Çelën në gjumë. Unë po humbja besimin tek institucionet e drejtësisë në Elbasan.

Mësoj se Abedin Mama ka bërë një takim në Elbasan me Ardi Veliun dhe Tonin Vocajn. Kjo m’u përputh edhe me ndërrimin e drejtorëve.

E mora si informacion. Ndërkohë kërkoja për ekzekutorët e familjarëve të mi. E kam bërë vetë hetuesin, prokurorin, gjyqtarin. I kam vënë në dispozicion drejtësisë të gjitha informacionet e mia.

Pasi jam vetëdorëzuar, i pari që kam informuar ka qenë Leonard Palushi.

Në paraburgim me vjen prokurori, që më akuzonte për Xhoni Rustën, Ridvan Suka. I tregova gjithë çfarë dija, pasi ai kishte edhe hetimin e vrasjes së familjarëve të mi.

Unë nuk doja ti hyja luftës, pasi kisha shumë familje që i kishin të gjithë sytë tek unë.