Igli Çelmeta në “Log.”: Ndeshja në Tiranë, lojtarët serbë do të vijnë me “bukë me vete”. Në Tiranë vetëm do të flejnë gjumë
Gazetari i News24, Igli Çelmeta në një lidhje live me emisionin “Log.” e ka cilësuar sfidë për sigurinë, ndeshjen e futbollit të 7 qershorit në “Air Albania” mes Kombëtares shqiptare dhe Serbisë.
“Rreth 2 mijë forca të rendit e sigurisë do të jenë në terren prej ditës së nesërme ( e premte 6 qershor). Për herë të parë angazhohet një numër i tillë efektiva të policisë”, tha Çelmeta.
Sipas tij, nesër mbërrin dhe ekipi serb i futbollit. Gazetari Çelmeta tha se i gjithë stafi i sigurisë në ekipin serb vijnë nga Beogradi po ashtu dhe kuzhinieri.
“Ata do të vijnë vetëm për të fjetur gjumë, nesër akomodohen në hotelin pranë stadiumit “Air Albani”.
Po ashtu, gazetari tha se dhe kontrolli i tifozëve në stadium do të nisë 3 orë para ndeshjes.
“Ata do të futen në orën 18:00 dhe do të kalojnë në 3 sektorë kontrolli”, shtoi gazetari Igli Çelmeta.
()