Fri, Jun 6, 2025

Mbrojtësi bind Juventusin, bardhezinjtë blejnë kartonin e futbollistit

  • PublishedJune 5, 2025

Mbrojtësi bind Juventusin, bardhezinjtë blejnë kartonin e futbollistit

Juventus ka blerë kartonin e Pierre Kalulu. Lajmi për mbrojtësin është bërë publik nga klubi torinez, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Kalulu, i huazuar nga Milani, zhvilloi paraqitje mjaft të mira, duke bindur kështu bardhezinjtë.

“Një ditëlindje e parë bardh e zi për t’u kujtuar për Pierre Kalulun, mbrojtësin francez që mbush 25 vjeç sot dhe i cili, pas sezonit në huazim, do të vazhdojë të veshë fanellën e Juventusit në të ardhmen.

Lojtari i lindur në vitin 2000, i cili mbërriti nga Milani verën e kaluar, menjëherë krijoi një rol kryesor në mbrojtjen e bardhezinjve, duke bërë gjithsej 39 paraqitje këtë sezon dhe duke shënuar një gol në ndeshjen jashtë fushe në Bergamo kundër Atalantës.

Aktualisht i impenjuar me ekipin kombëtar francez, Kalulu do të kthehet në dispozicion të ekipit në funksion të angazhimeve që e presin Juventusin në javët e ardhshme – gati për t’u përballur me aventurën e Kupës së Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara së bashku me pjesën tjetër të grupit”, shkruhet në njoftimin e Juventusit.


AlbaniaWeb.net