Fri, Jun 6, 2025

Mbrojtësi i Brazilit: Gjërat do përmirësohen, ardhja e Ancelottit ndikon

  • PublishedJune 5, 2025

Mbrojtësi i Brazilit: Gjërat do përmirësohen, ardhja e Ancelottit ndikon

Në një intervistë të gjatë me Romario TV, Danilo, mbrojtësi i Flamengos dhe Brazilit, foli gjithashtu për Carlo Ancelottin, trajnerin e ri të Seleçaos.

“Të kesh një trajner si ai të jep patjetër më shumë mbështetje, më shumë respekt.

Mendoj se do të ketë presion mbi të për të marrë rezultate dhe ndoshta kjo do ta lehtësojë pak presionin mbi lojtarët.

Unë besoj vërtet se gjërat mund të përmirësohen shumë nga tani deri në vitin tjetër. Varet nga lojtarët, nga Ancelotti, nga aftësia e të gjithëve”- tha Danilo.


AlbaniaWeb.net